Bleona Qereti libër me jetën e saj: “Erdhi koha të mësoni të vërtetën”

Bleona-2

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një lajm të rëndësishëm, pikërisht atë për publikimin së shpejti të librit të saj autobiografik. Në statusin e saj ajo shkruan: “Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’u dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, e refuzojnë të marrin ‘jo’-në si përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta”, mbyllet postimi i saj, shoqëruar me një foto ku komplimentohet jashtë mase për pamjen.