Bleona Qereti flet për krijimin e një familjeje, zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë
Bleona Qereti prej vitesh është zhvendosur nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë, megjithatë ajo rikthehet shpesh në vendin e saj për të marrë pjesë në emisione të ndryshme shqiptare. Mbrëmjen e sotme, ajo ishte një nga të ftuarat speciale të emisionit ‘Në Kurthin e Piter Pan’, ku u intervistua nga gazetarët e vegjël dhe foli mbi karrierën e saj si këngëtare dhe aktore, marrëdhënien me familjen, si dhe mbi planet e krijimit të një familje. “Do të bëhesh mama?”, e ka pyetur një prej “gazetareve”. “Do të të marr ty që tani në shtëpi dhe do bëhem mama”, i është përgjigjur këngëtarja, duke shkaktuar kështu të qeshura tek publiku. Më pas, ajo zbuloi se dëshironte të kishte 3 fëmijë në të ardhmen. Nuk e dimë nëse do ta shohim së shpejti Bleonën si mama, pasi për momentin duket se ajo është ende duke xhiruar serialin më të ri, ‘Paper Empire’, ku do ta shohim sërish në rolin e një këngëtareje./revistawho.com