Blendi Fevziu sqaron për herë të parë arsyet pse e publikoi videon e Parashqevi Simakut
Blendi Fevziu ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke sqaruar motivet që e shtynë të publikojë videon ku shfaqet Parashqevi Simaku, një vendim që ka ngjallur shumë reagime.
Moderatori i njohur postoi një video në llogarinë e tij në Instagram ku theksoi se pas publikimit ka marrë mesazhe të shumta, ku shumë njerëz i kanë kërkuar shpjegime madje dhe llogari për këtë veprim.
Sipas Fevziut, ky ishte një vendim i drejtë, pasi publikimi i videos ka sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e këngëtares së njohur, duke e ndihmuar të mos jetë më e pastrehë.