Blendi Fevziu i shoqëruar nga Mishel, dhe të gjithë mbetën pa fjalë

Blendi-Fevziu-2

Ajo është rritur aq shumë sa mezi e njohëm. E po të mos ishte krah Blendi Fevziut do mendonim se është ndonjë modele. Vajza e madhe e gazetarit të njohur shqiptar Blendi Fevziu, Mishel, e ka shoqëruar të atin e saj mbrëmë në Romë në ceremoninë që u mbajt me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, shkruan Prive. Dhe Fevziu aty u paraqit me të bijën Mishel, e cila po dukej shumë bukur e veshur në të zeza.