Blendi Fevziu nuk i përmban dot lotët, preket disa herë në emision për vrasjen e Musaenit
Blendi Fevziu është një nga ato personazhe të njohur i cili u prek menjëherë për vrasjen e të pafajshmit Musaen Zeneli në masakrën e Velipojës.
Gazetari i njohur shqiptar i dedikoi 20 vjeçarit edhe një shkrim ditën kur ai humbi jetën, përmes së cilit nga rrënqethi të gjithë. Nuk kishte as se si emisionin e djeshëm të mos ja kushtonte Musaenit. Në “Opinion” u diskutua për ngjarjen e Velipojës dhe në momentet kur përmendej i riu, Blendi Fevziu nuk i ka përmbajtur dot lotët. Ai është prekur disa herë përgjatë emisionit, teksa flitej për Musaenin që humbi jetën ditën e tij të parë të punës, të ardhurat e së cilës do i çonte të gjitha në shtëpi.
Vrasja e Musaen Zenelit ka shtuar empatinë e gjithë publikut dhe figurave të njohura shqiptare që kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë financiarisht familjes së viktimës, në gjendje tepër të vështirë ekonomike. /News31