
Blendi Fevziu jep lajmin: Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në atdhe
Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Lajmin e jep gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se “makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në Francë ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961″.