Blendi Fevziu feston ditëlindjen, por urimet i merr dikush tjetër


Gazetari Blendi Fevziu feston sot ditëlindjen, dhe në këtë ditë familja i kishte rezervuar një surprizë të bukur. Një ambient i zbukuruar dhe torta që nuk mungon në këto raste ishin atmosfera festive, por vëmendjen e rrëmbeu dikush tjetër. Vajza e tij e vogël, Alis ishte princesha e festës, madje edhe ndjekësit e gazetarit kanë kujtuar se ditëlindja ishte e saj, ndërsa i uronin 100 vite të lumtura vajzës, e cila shfaqet me tortën në dorë.