Blendi Fevziu apo Rudina Magjistari? Jonida Shehu flet për konkurrentin më të fortë të ekranit

Moderatorja e njohur Jonida Shehu, është pyetur për konkurrencën që ka patur me Rudina Magjistarin, por edhe për ‘rivalin’ e saj aktual, Blendi Fevziu përmes emisionit ‘Soiree”.

Jonida është shprehur gjatë një interviste në “Rreze Dielli” se kur prezantonte ‘Pasditen’ në Tv Klan shfaqej një telenovelë indiane, dhe nuk ka arritur të përballet me këtë ‘sfidë’. “Ishte një fat që kur unë moderoja pasditen në ‘Top Channel’.

Nuk kam arritur të jem perballë Rudinës si ndodh tani, pasi në atë kohë ne kishim përballë një telenovelë indiane, ndërsa me Blendin sigurisht kemi qenë në të njejtin orar pjesën më të madhe, por mendoj që secili nga ne ka atë tunelin e tij”, tha moderatorja. Programi ‘Soiree’ me moderatore Jonida Shehun ka nisur sezonin e dytë në “Top Channel” dhe këtë vit, pritet të përballet me orarin e prime-time.