Blendi Fevziu i adoptuar? Gazetari tregon historinë e vërtetë

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ishte i ftuar mbrëmjen në emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Teksa ishte duke folur për fëmijërinë e tij, ai është pyetur nga Rudina Dembacaj mbi disa thashetheme që kanë qarkulluar më herët se është një fëmijë i adoptuar. Blendi ka vendosur t’i sqarojë një herë e mirë këto zëra, për të mos lënë më vend për diskutim, shkruan Who. “Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë”, është shprehur gazetari.