Bledi Strakosha: Unë kam bërë botoks për t’u plakur bukur. Kam parë meshkuj në Shqipëri që presin në radhë për të bërë botoks

Moderatori Bledi Strakosha, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ka bërë ndërhyrje estetike.

Strakosha theksoi se ka bërë botoks me qëllim që të plaket bukur.

“Pavarësisht kujdesit që bëj për veten, jam përpjekur të shoh në portretin tim shenjat e gravitetit tim për kaq vite. Për të respektuar veten dhe për t’u plakur bukur, unë kam bërë botoks. Këtë nuk e them për mburrje.”

Strakosha theksoi se shumë meshkuj në Shqipëri bëjnë botoks.

Ai ka theksuar se në klinikën ku ai shkon meshkujt presin në radhë për të bërë konsultë apo ndërhyrje estetike.

“Ka shumë meshkuj që bëjnë botoks. Në klinikën që unë shkoj, ka shumë meshkuj që presin në radhë për t’u konsultuar apo për të bërë ndërhyrje. Por njeriu duhet të kuptojë kufijtë dhe limitet e ndërhyrjeve”– tha ai.