Bledi për Efin: ‘Merre Kiarën dhe dilni jashtë të dyja’!
Bledi komentoi veprimin e Efit, e cila pas debateve të shumta me Kiarën, dje e pëqafoi sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Duke biseduar me Kristin, ai tha se Efi nuk është gati dhe se dje ajo e drodhi muhabetin kur bëri paqe me Kiarën.
Ky i fundit u shpreh se i kishte thënë Efit që veprimi i saj ishte për lojë, por ajo ishte shprehur se nuk ishte lojë, por se ata janë mikesha.
Sipas tij, nëse kjo nuk është lojë, atëherë ta marrë Kiarën e të dalë jashtë shtëpisë.
Bledi shprehu çudi për sjelljen e Efit dhe sipas tij, ato mund të kenë miqësi, por pajtimi nuk bëhet me kaq shumë shpejtësi, duke kaluar nga ekstremi në ekstrem.
Kristi u shpreh se ato kishin një histori të pa sqaruar jashtë, ndaj ndodhi ai debat mes tyre.