Bledi Mane bën ‘zbulimin’ e madh: Ja emisionet që do të drejtohen nga Kiara Tito dhe vëllezërit Veshaj në ‘Top Channel’
Elvis Naçi dhe Kiara Tito vijnë së bashku në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel.
Çdo të premte do të moderojnë “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerzve dhe familjeve në nevojë.
Gazetari Bledi Mane, njohës shumë i mirë i ambienteve të Top Channel ka zbuluar edhe të rejat e fundit.
Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Sakaq një tjetër surprizë është edhe prezantimi i Fiks-Fare, nga dy vëllezërit Veshaj, Donald dhe Romeo.
liberale.al