Blanco dhe Mahmood po detyrohen nga Eurovision që të ndryshojnë këngën
Blanco dhe Mahmood po bëhen gati për Eurovision si gjithë artistët e tjerë pjesëmarrës, por “Brividi” nuk do jetë më e njëjta këngë që italianët dashuruan në Sanremo. Ata janë të detyruar nga rregullat e spektaklit evropian që ta shkurtojnë atë deri në 3 minuta, pasi asnjë këngë nuk duhet të jetë më e gjatë se aq në kompeticionin Eurovision.
E thënë ndryshe, dy artistëve u duhet të presin rreth 30 sekonda nga kënga që të hyjnë zyrtarisht në garë. “Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është shumë e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë të mundshme, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë. Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur”, u shpreh Mahmood në një intervistë radiofonike. Kjo nuk është hera e parë që këngët italiane shkurtohen prej rregullave të Eurovision./revistawho.com