Blake Shelton and Gwen Stefani martohen në një ceremoni të fshehtë

Blake Shelton dhe Gwen Stefani janë zyrtarisht të martuar. Ndonëse çifti u përpoq të mos e bënte publike dasmën, nuk u shpëtuan dot kamerave të paparacëve.

Page Six raporton se ata u martuan të shtunën, më pak se një muaj pasi Gwen “nxiti” thashethemet për dasmën duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e majtë.

 

Ceremonia u zhvillua në fermën e Blake Shelton në Oklahoma. Burimet thanë se ai ndërtoi një kishëz me qëllim që të martoheshin atje.

Prindërit e Gwen

Blake dhe Gwen u fejuan në tetor të vitit 2020. “Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020…dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!” shkroi Shelton në Instagram pasi i propozoi për martesë.

Të dy trajnerët e The Voice u takuan në spektaklin muzikor në vitin 2015 dhe më pas miqësia e tyre u shndërrua në marrëdhënie romantike. Ata njoftuan lidhjen në nëntor të vitit 2015.

“Kanë qenë shumë njerëz që më kanë ndihmuar në këtë tragjedi”, tha Gwen në vitin 2015 referuar divorcit me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale. “Ka pasur padyshim njerëz kyç që më kanë treguar drejtimin e duhur. Blake më ka ndihmuar vërtet.”

/Anabelmagazine