Bjordi Mezini flet për pjesëmarrjen në “BBVA 2” dhe raportin me Ana Likën

Bjordi Mezini ishte i ftuar në “Natën me Aulonën” dhe foli për shumë gjëra, mes tyre edhe raportin me Ana Likën, sigurisht, edhe përvojën në “BBVA 2”.

Bjordi tha se nuk dëshironte të futej në “BBVA 2” dhe se e gjitha ndodhi shumë shpejt.

“Deri 48 orë para se të futesha, isha me mendimin se jo, nuk do të futesha. Ndodhi që dikush më futi xixat si me shaka. Unë kisha disa probleme në lidhje me projektet e mia në atë periudhë, se gjithsesi ishte Amosi brenda që më vononte”.

“Pashë konkurrentët deri në atë ditë dhe thashë: “Ok, mund ta përballoj”, tha Bjordi dhe mendoi se ishte gati për të befasuar veten. Por, gjithashtu theksoi se pas gjithë famës që mori Luizi, e kishte të vështirë të dilte në pah dhe që nuk ishte loja që kishte menduar më parë, por gjithsesi ishte shumë i lumtur që u bë pjesë e këtij spektakli.

A do të jetë Bjordi pjesë e “BBVA 3”?

Epo, jo nuk thotë dot, pasi edhe herën e kaluar jo tha. Nejse, beson që jo. Gjithsesi, në një “Big Brother” me Luizin jo njëherë…

Ç’mendoi Ana Lika për pjesëmarrjen e tij në “BBVA”?

Bjordi tha se Ana Lika s’ishte shumë dakord për hyrjen e tij në “BBVA 2”. “Anës nuk i pëlqen si format”, tha Bjordi, duke e lënë paksa të paqartë marrëdhënien që ka me aktoren. I pyetur nga Aulona Musta, moderatorja, Bjordi foli për raportin që aludohet nëpër media dhe se njerëzit e uruan atë dhe Anën për një lidhje, në një video që qarkulloi dhe ata shfaqeshin të buzëqeshur duke kërcyer.

Ai tha për këtë thjesht se njerëzit e dinë se ç’duhet të bëjnë që të përfliten nëpër media dhe tha se ndooshta është një strategji marketingu për serialin, gjithseeesi qeshi dhe theksoi se kurrë më nuk do të bëjë një lidhje publike, nisur nga historia e tij e dashurisë me Adelajdën, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta.

Bjordi i ra rreth e rrotull, por sërish nuk konfirmoi gjë. Por, tha se i pëlqen shumë fakti që Ana ka një zemër shumë të madhe.

Anabelmagazine