Bjordi largohet, por ndodh ajo që s’ka ndodhur me asnjë të larguar tjetër deri tani

Bjordi u largua nga shtëpia e Big Brother Vip, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Publiku përzgjodhi Bjordin si më pak të preferuarin brenda shtëpisë.

Në televotim bashkë me të ishin Efi, Armaldo dhe Tea. Për herë të parë këtë sezon, largimi i Bjordit i ka mërzitur vërtet gjithë banorët e tjerë.

Hera e parë që gjithë thuajse u përlotën dhe iu erdhi keq, sepse ishte një njeri model shumë qytetar, i kulturuar dhe i edukuuar.

Ndërkohë pak para eliminimit, Diola ka treguar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj në dhomën e surprizave. Ajo foli për fëmijërinë dhe dashurinë e saj të jetës. Diola rrëfeu më pas periudhën e vështirë të shtatzënisë, pasi prindërit e saj ishin kundër kësaj gjëje.

Ajo shtoi se në atë periudhë kaloi një fazë të lehtë depresioni. Në momentet e divorcit ajo tha se “ju sulën” për faktin që bëri vajzën e tretë.

Diola u shpreh se është konsultuar me psikologë dhe se nuk u dorëzua kurrë ndonëse ishte e vetme me tre vajza.
Ajo tregoi se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, ndaj vendosi që fëmijët t’ja dërgonte bashkëshortit.

Banorja tha se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që ti merrte, por ajo nuk kishte mundësi.Pas rrëfmit të trishtë, Diola u suprizua nga tre vajzat e saj.