Biznesmeni turk na qenka një romantik i thekur, Usta shkruan për Genta Ismajlin fjalët që çdo vajzë do të donte të dëgjonte nga partneri
Genta Ismajli ka 2 vite që po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta. Pasi lidhja e tyre u bë publike ata kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri dhe herë pas here nuk mungojnë dedikimet romantike në rrjete sociale.
Usta nuk lë rast pa treguar dashurinë e madhe ndaj këngëtares dhe një partner si ai do të ishte perfekt për çdo vajzë. Ai nuk ka pritur kurrë raste speciale për të shprehur gjithë dashurinë për Gentën siç ka bërë dhe së fundmi. Usta ka publikuar në Instagram një foto me Gentën dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të.
Ndër të tjera ai shprehet se me Gentën do të martohet së shpejti, por ende nuk kemi një datë fikse për dasmën e shumëpritur të çiftit.
“Ti je njeriu i parë që dua të shikoj kur të zgjohem në mëngjes dhe njeriu i vetëm që dua të puth dhe t’i them natën e mirë. Hera e parë kur pashë duart e tua nuk mund ta imagjinoja se mund t’i mbaja unë. Të dua, sepse e di që ti je gruaja me të cilën do të martohem dhe ti do të më bësh njeriun më të lumtur në botë”, shkruan Usta në dedikimin romantik për Gentën.