Biznesmemi shqiptar thyen tabutë, në rrugët e Tiranës me grim dhe bizhu

Elton Ilirjani është biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media. Së fundi ai është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për biznesin e tij, ndërkohë që është kthyer në Tiranë për disa ditë pushime. Dhe pa e vrarë mendjen për gjykimet e të tjerëve ai ka dalë në rrugë me stilin e tij unik, me grim dhe bizhu super të shtrenjta.

68687750_513759729385172_5215900269576978432_n

Fotot i ka postuar në rrjette sociale, shoqëruar me një status ku thotë se: “Shqipëria ka nevojë për më shumë persona mendjehapur”, duke e konkretizuar me shembullin e tij. Nuk është hera e parë që Ilirjani shfaqet i lyer me makijazh, teksa mban në qafë e duar varëse floriri apo rruaza perlash.

68479416_470427270463366_2070601774896513024_n

Biznesmeni me origjinë nga Tepelena, u bë shumë i njohur në media kur deklaroi publikisht orientimin e tij seksual. Ilirjani ka treguar se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër. “Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: “Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja”, ka treguar ai. Ndërkohë ai duket se e ka kapërcyer këtë paragjykim duke u kthyer nës model frymëzimi për komunitetin LGBTI./Story.al