Biznesi i prostitucionit në Itali, në duar të shqiptarëve
“La Stampa“, duke iu referuar të dhënave nga raporti i “Save the Children”, shkruan sot se janë shqiptarët ata të cilët dominojnë kontrollin e tregut të prositucionit në Itali.
“Me një prani të gjerë, pikërisht të mafies shqiptare në tregun italian të prostitucionit, siç shpjegohet nga raporti Save The Children, kontrolli i djemve që hiqen fillimisht si të dashuruar me vajzat e shfrytëzuara, është “total dhe i dhunshëm”.
Një organizim gjithnjë e më i efektshëm dhe i pamëshirshëm, i justifikuar nga rritja e fitimeve.
“Në fillimet e tyre, shqiptarët, kishin nga një vajzë që e gënjenin dhe e shfrytëzonin më pas si prositutë, pastaj ata mësuan teknika më të ndërlikuara dhe komplekse të manipulimit dhe tani ata arrijnë të menaxhojnë më shumë se një vajzë.
I tregojnë të njëjtën histori secilës prej tyre, e ato mashtrohen. Në këtë moment, i fusin ato në apartamente të ndara”, shkruajnë mediat italiane.