Bizhuteri si vargonj/ Varëse të ekzagjëruara, moda e 2020-ës
Nëse nuk i preferoni bizhutë e rënda, duhet ta mendoni edhe një herë, sepse do t`i shihni kudo në 2020-tën! Në fakt, ky është trendi i fundit i aksesorëve që po pushton botën e modës. Sa herë kemi nevojë t`i japim pak jetë veshjes sonë, kërkojmë ndihmën e bizhuterive, dhe këtë herë, ato do të jenë të bollshme, duke premtuar të rrëmbejnë menjëherë vëmendjen.
Varëse të mëdha në formë zinxhiri, vëthë dhe byzylykë të bollshëm, të gjitha këto premtojnë të kthehen në një deklaratë të fortë për xhaketën, fustanin apo bluzën e veshur, duke synuar ta bëjnë pamjen sa më interesante.
Vëmendjen e kanë rrëmbyer po kështu dhe gurët shumëngjyrësh, të cilët po gjejnë aplikim të gjerë sidomos tek vëthët dhe varëset; me mjaft interes po shihen dhe vëthët e varur në formë lulesh apo edhe zinxhirët në sandale.
Vëthët me perla janë një tjetër trend i rikthyer me forcë i sezonit e nëse keni në ndonjë cep të sirtarit një varëse të madhe e të rëndë si zinxhir, epo, mos e hidhni poshtë!
Top Channel