Bixhozi: Çfarë ndodh në tru kur fiksohesh pas tij, dhe si mund të dilet nga kjo situatë
Gjatë pandemisë, shumë njerëz u bënë të ndërvarur nga lojërate fatit në internet. Për shembull në Britani është vënë re një rritje më e madhe e grave që kërkojnë ndihmë për t’u kuruar nga kjo varësi. Një varësi e tillë mund të shkaktojë probleme me shëndetin mendor, të aftësive njohëse në marrëdhëniet familjare, si dhe të çojë në falimentim apo përfshirje në akte kriminale.
Në dallim nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës, ku simptomat janë fizikisht më të dukshme, varësia nga bixhozi ka shenja më pak të dukshme. Por sërish përbën një problem të madh. Sipas vlerësimit më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2016, humbjet vjetore globale nga lojërat e fatit ishin mbi 400 miliardë dollarë.
Vitin kaluar, Komisioni i Lojërave të Fatit në Mbretërinë e Bashkuar vlerësoi se prevalenca e “çrregullimit të lojërave të fatit” ishte sa 0.4 për qind e popullsisë. Një studim tjetër, zbuloi se normat më të larta të varësisë nga lojërat e fatit ishin në Azi, e ndjekur nga Australia dhe Amerika e Veriut, dhe me norma më të ulëta në Evropë.
Më të prekur janë tek njerëzit midis moshës 17 dhe 27 vjeç. Një studim tjetër tregoi se të varurit nga kumari, priren që të rrisin me kalimin e kohës sasinë e parave që shpenzojnë nëbastet e tyre, dhe në fund të falimentojnë. Varësia nga alkooli dhe nikotina, janë gjithashtu të lidhura me njerëzit që kanëvarësi të madhe nga bixhozi.
Ndërkaq nga studimet e neuroimazhit, është e qartë se ka disa rajone të trurit që janë lidhura me lojërat e fatit. Studimet kanë treguar se rajone të rëndësishme të lidhura me vendimmarrje të rrezikshme, përfshijnë korteksin paraballor ventromedial (i përfshirë në vendimmarrjen, kujtesën dhe rregullimin e emocioneve); korteksin frontal orbital (që e ndihmon trupin t’i përgjigjet emocioneve); dhe insula (që rregullon sistemin nervor autonom).
Prandaj, kumarxhinjtë problematikë mund të kenë një aktivitet të shtuar në këto zona të trurit. Kur këta të fundit shohin rezultatet e bastit të tyre, tregojnë një aktivizim të rritur të trurit në sistemin e shpërblimit të trurit, përfshirë bërthamën kaudate. Kjo mund të jetë veçanërisht e fortë tek njerëzit që janë të varur nga kumari.
Dopamina, një neurotransmetues që i ndihmon qelizat nervore të komunikojnë, njihet gjithashtu si një kimikat i rëndësishëm në sistemin e shpërblimit në tru. Një studim zbuloi se lojtarët që janë të ndërvarur nga bixhozi treguan nivele dukshëm më të larta të eksitimit kur dopaminaçlirohej në trurin e tyre, në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.
Çlirimi i dopaminës duket se e përforcon varësinë tek këta njerëz, përmes rritjes së niveleve të eksitimit, reduktimit të frenimit të vendimeve të rrezikshme apo një kombinimi të tëdyjave. Përveç kësaj, bërthama kuadate, e cila luan një rol në përpunimin e shpërblimit, përfshihet në sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët dhe të rriturit.
Ky rajon është i pasur me dopaminë, dhe kjo sugjeron një rol të mëtejshëm të këtij hormoni tek sjelljet e rrezikshme.Opsionet aktuale të trajtimit, përfshijnë forma të caktuara të terapisë konjitive të sjelljes (që mund t’i ndihmojë njerëzit të ndryshojnë modelet e tyre të të menduarit) dhe grupet endihmës.
Disa medikamente, të tilla si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) mund të jenë efektive në reduktimin e aspekteve të simptomave të çrregullimit të lojërave të fatit, siç është depresioni. Po ashtu ka prova që ilaçi Naltrexone, qëbllokon receptorët opioid, mund të ndihmojë disa njerëz mevarësinë nga lojërat e fatit.