Bionde me sy të shkruar, vajza e Vaçe Zelës do t’ju çudisë me pamjen
Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Vaçe Zela u nda nga jeta më 6 shkurt 2016 duke lënë pas bashkëshortin, Pjetër Rodiqi dhe vajzën, Irma. Vajza e artistes së madhe, nuk është e njohur për publikun, pasi ajo nuk ka zgjedhur rrugën e artit. Irma ka punuar pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe tani punon pranë Institutit të Statistikave në Zvicër. Në një intervistë Irma shprehet kështu për nënën e saj të ndjerë: “Ajo ka qenë dhe mbetet gjëja më shtrenjtë, dhurata më e madhe e jetës sime. Ishte jo vetëm një nënë ideale, një grua e sakrificës, por edhe shoqja ime më e mirë. Ka lënë pas një boshllëk, që nuk do të mund të mbushet për sa kohë të jetoj. Amaneti i saj i ishte të prehej në Atdhe, ndërsa brenga e vetme ishte, që nuk mundi të vijë edhe një herë në Shqipërinë e saj të dashur. Rronte me atë ëndërr, që për fat të keq ngeli e tillë”, është shprehur në një intervistë për “Koha jonë” Irma Rodiqi. Sa i takon pamjes ajo është një bionde shumë simpatike me sy të shkruar.