Binjaket u martuan me binjakë, si duken fëmijët e tyre!

Historia e tyre e pabesueshme u raportua nga publikime të panumërta në mbarë botën. Binjaket identike Brittany dhe Briana Deane Salyers, nga Shtetet e Bashkuara, u bënë të famshme pasi u martuan me dy binjakë identikë. Dasma e tyre u shfaq në TLC.

Fill pas martesës, Brittany dhe Briana njoftuan se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë. Popullariteti i tyre u rrit dhe fansat mezi prisnin të shihnin fëmijët.

Ata janë rritur tashmë e tiparet i duken më mirë. Siç pritej, fëmijët e motrave ngjajnë jashtëzakonisht shumë, por sërish janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. E para solli në jetë Brittany-n, një djalë të vogël me emrin Jett, dhe me rreth katër muaj diferencë, motra e saj, Briana, lindi një djalë tjetër të vogël, të cilin e pagëzuan me emrin Jax.

Të vegjlit janë aktualisht 2 vjeç dhe të adhurueshëm. Ata dallojnë sidomos nga ngjyra e flokëve. Për fotot në Instagram, nënat ndonjëherë i veshin njësoj, për të kënaqur ndjekesit.

Bordo