Binjakët e Julia Roberts mbushën 17-vjeç dhe ju ndoshta s’i keni parë kurrë!
Fëmijët e Julia Roberts po festojnë ditëlindjen e tyre të 17-të dhe ju ndoshta as që e dinit që Roberts është nënë e dy adoleshentëve. Ylli i filmave gjithnjë i ka mbajtur larg kamerës të vegjëlit e saj, por këtë 17-vjetor vendosi t’i urojë publikisht përmes një postimi në Instagra,
“17-të vitet më të ëmbla të jetës!”– shkruante ajo në foton bashkë me binjakët, kur ishin ende bebusha.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Danny Moder postoi gjithashtu një foto të vjetër, të shkrepur pak vite më parë.
“17 vjeç sot. Faleminderit që më keni ndihmuar gjatë prindërimit.”– shkroi ai, por vëmendja më e madhe shkoi tek të vegjëlit që njerëzit thuajse s’i kishin parë kurrë!
View this post on Instagram
Julia dhe Danny janë përpjekur ta mbajnë jetën familjare shumë private, por vajza e dyshes, Hazel bëri së fundmi një dalje surprizë në tapetin e kuq në Cannes, bashkë me të atin.
View this post on Instagram
Dhe meqë rrallë ndodh të flitet për jetën personale të aktores, ajo dhe Danny u njohën në xhirimet e filmit “The Mexican” në 2001-in dhe u martuan në 2002-in, e ndërsa pak vite më vonë erdhën në jetë Hazel dhe Phinnaeus. Në 2007-ën, dyshja solli në jetë një tjetër djalë, të quajtur Henry.
Pak muaj më parë, bashkëshorti i Roberts, postoi një foto të të dyve nga fillimet e lidhjes për të kujtuar përvjetorin e 20-të të martesës.
Anabelmagazine