Binjakët 14 vjeçarë të Ricky Martin surprizojnë të atin në skenë!

Ricky Martin mirëpriti disa të ftuar specialë në skenë gjatë koncertit të tij të fundit. Këngëtari, 51 vjeç, u befasua në gjysmë të koncertit në Piazza Grande në Locarno, Zvicër, më 17 korrik, kur binjakët e tij 14-vjeçarë, Matteo dhe Valentino, bënë një paraqitje të rrallë publike.

Ylli latin ndau në Instagram momentin prekës me fansat ku shkroi:

“Sa surprizë e bukur! Kur binjakët e mi mu bashkuan në skenë me mua për herë të parë në Locarno, Zvicër”, ka shkruar ai në mbishkrimin e klipit të ndarë me 18 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Videoja emocionuese tregon djemtë e këngëtarit duke kërcyer në skenë ndërsa Martin i këndon publikut.

Në fillim të këtij muaji, Martin dhe bashkëshorti i tij Jëan Yosef, njoftuan se e kishin dhënë dorëheqjen pas gjashtë vitesh martesë.

Bordo