“Bindem përditë e më shumë, meshkujt shqiptarë s’janë gjë në shtrat”, plas debati i fortë
Programi i shumëpritur “PërPuthen” startoi këtë javë sezonin e ri në ekranin e Top Channel duke premtuar emocione të vërteta.
Kujtojmë se në sezonet e kaluara, “PërPuthen” arriti kulmin e klikimeve duke kaluar shifrën 600 milionë.
Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës. Takimi mes dyshes u duk se shkoi shumë mirë.
Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja e shijoi së tepërmi takimin.
Por një koment i njërit prej konkurrentëve ndezi debat në studio. Ai tha se ka dëgjuar Ritvanën në dhomat e veshjes duke thënë këto fjalë:
“Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë e kuptoj që meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat”. Kjo e fundit e ka mohuar duke thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe pjesë e një humori mes dy vajzave.