Billie Eilish: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga të dashurit

Në çdo intervistë të saj, Billie Eilish ndalet tek çështja e vetëbesimit, tek marrëdhënia e saj me djemtë dhe sfidat e kaluara gjatë rritjes. Së fundmi, gjatë një interviste për “GQ”, 18-vjeçarja u shpreh se nuk “është ndjerë kurrë e dëshiruar” nga ish-të dashurit e saj. Eilish rrëfen se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.

“Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time.”- u shpreh ylli i muzikës. Pikërisht për këtë shkak, këngëtaren e shihni gjithnjë të veshur me rroba të gjera.