Billie Eilish: Më mirë të ndërroj jetë sesa të mos kem fëmijë
Billie Eilish ka deklaruar se më mirë të vdsë sesa të mos ketë fëmijë në të ardhmen. Gjatë një interviste për Sunday Times, ylli 20 vjeçar i muzikës pop shpjegoi se gjithmonë dëshironte të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind ishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.
Megjithatë, ajo pranoi se frikësohet se do të ndihet në ankth ndërsa përpiqet të rrisë fëmijët e saj. Këngëtarja e “Bag Guy” vazhdoi duke thënë se ishte e frikësuar për mangësitë e mundshme që do të përjetonin fëmijët e saj të ardhshëm. “Më mirë do të vdisja [se sa të mos kisha fëmijë]”, tha ajo.
“Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj, uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’ Dhe ata nuk do të më dëgjojnë mua”, tha ajo.
Billie Eilish ka treguar se vuan nga sindroma Tourette. Këngëtarja me famë botërore tha se po përballej me këtë çrregullim neurologjik që kur ishte 11 vjeç. Sindroma Tourette është një çrregullim që përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtë.
Billie shpjegoi se, kur ajo përjeton një tik, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet. Këngëtarja tregoi se shpesh ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka. “Zakonisht njerëzit qeshin sepse mendojnë se po përpiqem të jem qesharake.
Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo”, tha këngëtarja. “Këto janë gjëra që nuk do t’i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua. Por për mua ato janë shumë rraskapitëse.”, tha mes të tjerash këngëtarja.