Bilanc tragjik në Spanjë/ 2100 të vdekur, në karantinë edhe kryeministri Sánchez
Spanja është një tjetër vend i goditur fortë nga koronavirusi. Pas Italisë, ajo është vendi i dytë më i goditur nga COVID-19 ku ditën e sotme numri i viktimave ka shkuar në 2100.
Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se edhe zv/kryeministri i vendit, është prekur nga COVID-19, Calvo Soffre por është shëruar.
Nga ana tjetër edhe kryeministri Pedro Sánchez është futur në karantinë sepse bashkëshortja e tij kishte takuar një të prekur nga virusi.