Bihter dhe Behlul përsëri bashkë, pas 14 vitesh
Lajmi që ka nisur të përflitet para disa javësh, më në fund është konfirmuar. Aktorët e njohur Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug do të jenë protagonistë në një produksion të ri televiziv.
Sipas lajmeve të Tv100, skenari i shkruar nga Nuran Evren Sit do të xhirohet në New York dhe do të transmetohet në Netflix.
Aktorët e njohur për rolet e Bihter dhe Behlul luajnë pranë njëri-tjetrit pas 14-vjetësh nga seriali “Dashuri e ndaluar”, një prej prodhimeve më të suksesshme në Turqi, i ndjekur në dhjetëra vende të botës.
Filmi i ri i dy protagonistëve do të transmetohet në Netflix dhe pritet të ndiqet me të njëjtin interes për shkak të çiftit të aktorëve, por njëhësisht edhe për dramën që do të përcjellë te publiku.
Dyshja e aktorëve në fjalë janë shumë të preferuar për publikun shqiptar me disa nga rolet e tyre në serialet e ndryshme turke.
Kivanç Tatlitug prej disa vitesh është një ndër aktorët më të mirq turq, karrierën e tij tani synon ta shtrjë përtej Turqisë.