Big Mama tregon trupin në plazh pas dobësimit

Big Mama është ndër të paktët personazhe që ka preferuar të flasë hapur dhe pa komplekse për ndryshimet në pamjen e saj. Pothuajse një vit më parë këngëtarja ju nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut dhe nuk ngurroi që këtë fakt ta ndante me të gjithë publikun. Tashmë ndryshimet në peshën e saj janë mëse të dukshme dhe Big Mama ka treguar se për këtë ndihet shumë e lumtur. Madje duket se ajo ndihet shumë më e sigurt në vetvete dhe këtë mund ta vërtetojnë fotografitë e publikuara ditën e sotme. Si rrallëherë, këngëtarja ka publikuar një foto në të cilën shihet veshur me bikini. Mund të dallohen qartë linjat dhe trupi i saj i tonifikuar. Ky duhet të jetë rezultati që këngëtarja ka dëshiruar prej kohësh dhe mund të themi se më të vërtetë ja ka dalë mbanë, jo për pamjen por mbi të gjitha për një jetesë të shëndetshme, sipas Who.