
Big Mama nis vitin me sherr, konfliktohet me shoqen e saj në një restorant
Big Mama ka treguar shpesh herë natyrën e saj rebele.
Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP u vu re edhe temperamenti i saj impulsiv që e vendosi në situata ku nuk ka munguar reagimi ndaj provokimeve.
Së fundmi, burime për “Prive Klan Kosova” janë shprehur se këngëtarja është përfshirë në një përleshje me shoqen e saj, Belinda. Ngjarja ka ndodhur më 1 janar në restorantin e mikut të saj në Tetovë.
Motivet mbeten të paqarta e nuk dihet nëse gjërat janë sqaruar mes vajzave.