Big Mama i jep fund beqarisë?!

Si papritur e pa kuptuar këngëtarja e e njohur shqiptare, Big Mama sot feston ditën e fundit të beqarisë. Artistja i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në këtë ditë të veçantë.

Ajo ka shkruar krahas fotos:

Nata e fundit e beqarisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BigMama (@bigitos)

Akoma nuk dihet nëse është e vërtetë apo bëhet fjalë për një projekt muzikor. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.

Big Mama është prej kohësh në një lidhje dashurie, por ka preferuar ta mbajë larg medias dhe të mos flasë asnjëherë publikisht për partnerin e saj.

Para disa kohëve artistja humbi babain e saj dhe së fundmi e pikëlluar ajo dha një intervistë ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj. E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahun.