Big Mama me belin e hirushes, ç’po ndodh me këngëtaren pas operacionit në stomak

Këngëtarja e njohur Big Mama duket tani tjetër njeri pas dobësimit. Ajo ka postuar në Instagram disa foto me një ftustan të kuq elegant, me të cilin i ka lënë të gjithë pa fjalë me belin e hirushes. Komentuesit duken të çuditur nga ndryshimi drastik i saj, duke pasur parasysh fizikun e saj para humbjes së kileve. Pak muaj më parë Big Mama tregoi në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit se nuk është dobësuar në sajë të dietave, por i është nënshtruar një operacioni të vështirë për ngushtimin e stomakut. Gjithsesi si tip pa komplekse që është, ajo tregoi se nuk është në perfeksionin që mund të duket nga fotot pas dobësimit. “Unë kam ardhur e veshur me golf, sepse kam humbur peshë dhe nuk e kam në gjendje të mirë (gjoksin) për ta ekspozuar. Pasi t’i bëj edhe unë ndërhyrjet dhe t’i zmadhoj do t’i ekspozoj. Po edhe pse janë varur pak, prap të mira i kam”, citohet të jetë shprehur Big Mama në atë intervistë.