“Big Brother VIP Kosova”, opinionistin ia mori Shqipërisë!

“Big Brother VIP Kosova” është pranë nisjes dhe gjejeni pak kush do jetë opinionist? Një prej personazheve më të komentuara, i njohur për komentet pikante dhe me eksperiencë të gjatë në media, Olti Curri. Lajmi është konfirmuar nga vetë Olti dhe faqja zyrtare e programit.

“Influenca, kritikat dhe komentimet e tij kanë marrë gjithëherë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të filloj këtë vjeshtë”, shkruhet në faqjen e “Big Brother VIP Kosova”.

Kujtojmë që Olti ka qenë opinionist edhe në “Big Brother Albania Fan Club” për disa sezone të reality show kështu që “Big Brother VIP Kosova” duket se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Olti Curri pritet të analizojë situatat që do të ndodhin brenda shtëpisë duke goditur me komentet e tij dhe të gjithë e dinë që Olti flet pa doreza. Ose siç thotë vetë ai: Olti nuk flet kot!