Big Brother është i poshtër! Elvis Pupa nxjerr sekretet dhe për Luizin: Ja çfarë bënim me kamerat

Aktori i njohur, Elvis Pupa ka bërë një koment të papritur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania.

Në një video që Pupa ka postuar së fundmi në rrjetet sociale, ka bërë një krahasim mes të huajve dhe popullit shqiptar.

Ai shprehet se të huajt janë mjaft të sinqertë dhe besojnë çdo gjë që iu thua, por nëse të kapin duke gënjyer, nuk bëhesh kurrë më me ta. Ndërsa shqiptarët, duke përfshirë edhe veten, aktori thotë se janë mësuar me gënjeshtra që “këlysh”.

Në këtë video, ai ka marrë një koment që lidhet me eksperiencën e tij në Big Brother, ku shkruhet: “Kishe mundesi te jepje shume shembuj, moral, respekt ne big. Nuk e kuptoj pse nuk i hapje keto tema atje ku shikueshmeria ishte me emadhe dhe mund te ishit ju ndryshimi”.

Komentit, Pupa i është përgjigjur me një “thumb” ndaj banorëve të BBV2 dhe produksionit:

“Për atë arsye u futa por askujt prej banorëve si interesonte kjo gje, përfshi dhe produksionin që kur i hapja kto tema, i çonin kamerat te dallaveret dhe intrigat. Ju ftoj ktu te diskutojmë çdo gje dhe te ndajme eksperiencat tona per te dhene me shume pozitivitet. Rrespekte”.

 

tirana1.com