Big Basta publikon këngën e re, rebelim për situatën politike e shoqëruar me thirrjen “Rama ik!”
Këngëtari shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si Big Basta, ka publikuar dje një këngë në lidhje me situatën që ndodhet Shqipëria sot.
Ndër të tjera në vargje ai shprehet se çdo shqiptar që thotë Rama ik, i jep atij shpresë dhe se nuk e shikon si armik, por si mik, shkruan Panoramaplus.
Big Basta ka shkruar këtë tekst për fansat e tij: “Sot eshte dite e rendesishme per familjen time, nje sakrifice e kurorezuar me sukses. Dhe ky frymezim eshte dedikimi im per vendin tim te bukur dhe per gjarperinjte qe po ja pijne gjakun cdo dite. One love!”
Edhe Vesa e ka ndarë këtë projekt në llogarinë e saj, njëjtë si shumë personazhe të njohur të tjerë që e kanë komentuar dhe komplimentuar artin e Big Bastës.
“Realitet i hidhur: Sot eshte dita me e madhekurorezimi i vullnetit, nje tjeter shtet na uroi mireseardhjen- PERTEJ DETIT ???— por duhet te ishim mbret ne vendin tone??”, ka shkruar Luma krah videos së partnerit të saj.
Miqtë e dyshes kanë pohuar se i mungojnë tekstet e reperit, i cili është larguar prej disa vitesh në Zelandë aty ku ka pohuar se janë duke ndërtuar një të ardhme më të sigurtë për të voglin e tyre.
Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta kanë disa kohë që janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.
Por të dy janë mjaft aktivë në rrjete sociale, kryesisht Vesa që herë pas here publikon moment nga përditshmëria familjare.
Teksti i këngës
Sot eshte dita me e madhe kurorezimi i vullnetit,
Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit
Kam kalu oqeane per tu ndjere i vleresuar
Dhe burre, kryefamiljar gjak e shpirt i shteruar
Per nenen time qe e lash pas ne terr te mallkuar
Prej disa zemergure pa gjak, qe jeten besuam
100 mijera larguar, e kush mbeti mashtruar
Mentalitet mesjetare duke u bujkroberuar
Dhe po kane ftyre parlamenti floket lyer, hajduta
Kane ne dore jete njerezish, pa shtepi ne pak minuta
Se te vrasin pa turp, po peshtyjne ne flamur
Bythelepirje, cianur, demokrat diktature
Ku gabun prindrit tuj qe ju kan rritur te lig
A jeni ne ulur ne karrike ta mendoni nje dite
Si do shkruhet ne histori emri juaj i mafi?
Ju i ngjani paraardhesve si doni femijt
Minimumi do ta kishit Shqiperine Austri
Kryetare qe po bliheni po vrisni rini
Se nje shtet qe njerzt e mire nuk i do afer vetes
E ka shit me kohe by..n, dhe po han njeri tjetrin
Sot eshte dita me e madhe, kurorezimi vullnetit
Nje tjeter shtet ma uroi mireseardhjen pertej detit
Nuk i kam humb shpresat e kam shpirt jo armik,
Çdo Shqiptar qe bertet Rama IK!
Por duhej te ishim mbret ne token tone
Sduhen makina per me qen kampion
Se varferia po shtohet renkon
Po qan fmija lyp e ti ntimon