Big Basta dedikim të birit: “Një krijesë kaq e pafajshme që të sundon”
Edhe pse kanë pak kohë që janë larguar nga muzika, Big Basta dhe Vesa Luma vazhdojnë të jenë në kontakt me ndjekësit me anë të postimeve në rrjetet sociale. Dy këngëtarët e njohur i janë përkushtuar djalit të tyre, Lian, me të cilin postojnë shpesh fotografi e video. Gjithashtu ata i bëjnë edhe dedikimi mjaft emocionuese, shkruan Panorama Plus. Së fundmi, Big Basta ka postuar një foto me të birin, duke e shoqëruar atë edhe me disa fjalë të bukura. “Është e pastër dhe e pashpjegueshme ndjenja…. një krijesë kaq e pafajshme që sundon mbi ty. Të dua herë 1milion!”, shkruan Big Basta në foton ku shfaqet me djalin.