Bieta Sulo flet për herë të parë për periudhën e vështirë

Moderatorja Bieta Sulo ka ndarë për herë të parë detaje mbi një periudhë të vështirë që ajo dhe partneri i saj, Alban Dudushi, kanë kaluar së bashku. Në një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo foli për sëmundjen që Albani ka përjetuar dhe për ndikimin që kjo ka pasur në jetën e tyre familjare.

Duke iu referuar vitit 2024, Bieta e konsideroi atë si një nga vitet më të vështira, ndërsa theksoi se tashmë kjo sfidë është tejkaluar me sukses.

Gjatë intervistës, moderatorja tregoi emocionet që kanë shoqëruar këtë periudhë, duke ndarë kënaqësinë për triumfin mbi sfidën që përballuan së bashku.

“Ne në jetë kemi beteja që mërzitemi kur i humbasim, kemi beteja që gëzojmë për triumfin, për momentin kur ia dalim dhe besoj që kjo është një nga ato të cilat ne e kemi fituar,” – u shpreh Bieta.

Pavarësisht vështirësive, Bieta dhe Albani kanë treguar se me mbështetje dhe bashkëpunim, sfidat mund të kalohen.

Anabelmagazine