Bieta Sulo dhe Alban Dudushi motivojnë njëri-tjetrin për të mbajtur trupin në formë

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi ditën e sotme e kanë nisur me shumë energji. E enjtja për ta ka shumë angazhime si çdo ditë e javës, por zgjimi është i hershëm dhe mjaft energjik. Moderatorja e njohur ka publikuar disa foto pak orë më parë ku shfaqet duke u stërvitur në palestër krah bashkëshortit të saj.

Alban-Dudushi-2

Të dy duket se i janë përkushtuar shumë ushtrimeve fizike dhe të jetuarit shëndetshëm, sipas Who. Për më tepër, fakti që stërviten së bashku e bën gjithçka më të bukur dhe më të lehtë. Ushtrimet në orët e hershme të mëngjesit dhe aktiviteti fizik janë thelbi për një jetë të shëndetshme dhe çifti i njohur e ka kuptuar këtë.

Alban-Dudushi-3

Krahas të punuarit dhe të jetuarit së bashku, Albani dhe Bieta duket se ndajnë edhe momente të tjera të ditës me praninë e njëri-tjetrit.

Alban-Dudushi-1