Bieta Sulo: Capri, thjesht një marketing i mirë!

Nga Bieta Sulo

Lajmi se ate dite ne Kapri ndodhej Jeff Bezos u perhap menjehere ne fshat. Super jahti i tij i bente shoqeri “I tre faraglioni” (3 shkembinjve) simbol i padiskutueshem identifikues i Kaprit. E dyta qe mesuam sapo zbritem ne ishull: aty ndodheshin 45 mije turiste. Nga nje kerkim i shpejte ne google dija se Kapri ka nje siperfaqe prej 10 km2, gati sa dyfishi i Sazanit tone, me nje popullsi thuajse 13 mije banore, 3-fishi popullsise vendase.

I perbere nga dy lagje, Capri & Ana Capri, ky ishull dhuron pamje fantastike, centro storico qe s’i mungon asnje fshati ne Itali, prani te shtepive me elitare te modes, dyqani i Dior ndodhej mbi nje shkemb nga ku mund te shkohej per shopping vetem permes detit, hotele deri ne 7 mije euro nata etj.

Bieta Sulo: Capri, thjesht një marketing i mirë!

2 gjera me bene me shume pershtypje: Transport publik & privat fantastik, autobuze te vegjel, stacione krijuar aq kendshem, zyra informacioni qe te orientonin ne cdo minute, por ajo qe me kontrastoi eshte si ka mundesi qe nje ishull me vetem 2 plazhe shuuume te vegjel (qe praktikisht mijera turistet nuk benin dot banjo) behet kaq i famshem dhe ka kete mesymje?

La dolce vita ose Dolce far niente jane “shpikjet” magjike te marketingut: kinematografia, muzika, te famshmit e viteve ‘60 & ‘70 (influencers te asaj kohe) e kthyen nje nga shume ishujt e Italise ne simbol te “jetes se qejfit” (“jetes se fundit”) dhe pastaj italianet jane mjeshtra, artiste per te ta rrefyer aq bukur te gjithen: 3 shkembinj (impresionues, per mua pjesa magjike nga ai ishull) & nje shpelle La grotta azzurra, qe per hir te se vertetes ka aq shume te ngjashme neper Itali, nja dy dhe ne Shqiperi por cfare e ben diferencen: marketingu!

I ndjekur paralelisht me organizimin e jetes qytetase: infrastrukturen, transportin publik & privat fantastik, pastertine, shuuume gjelberim dhe mbi te gjitha: respekt per natyren… si nuk i kishte shkuar mendja ketyre “te kafshonin token” e ta mbushnin me rere meqe kane shume turiste?!

Pra, kaq duhet, pastaj e dine vet njerezit nqs marrin Capri classic, nje tour me anije, 60 euro personi + ciceronin, apo Capri vip duke filluar nga 160 euro personi, pa u ankuar sa paguan, se e shijuan.

/dritare.net