Bierhoff paguan për të gjithë, blofi i rëndë në Botëror, vjen “viktima” e parë në radhët e Gjermanisë

Blofi i rëndë i Botëror sjell “viktimën” e parë në radhët e përfaqësueses gjermane. Oliver Bierhoff, administratori i deleguar i ekipit përfaqësueses, ka dhënë dorëheqjen e pa revokuar, mbi të rëndojnë shumë dy eliminimet radhazi në Botëror:

“Pas 18 vitesh përgjegjësi të ngarkuar nga Federata Gjermane kanë vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni i administratorit të deleguar me efekt të menjëhershëm. Pas një takimi që pata me presidentin e Federatës i bëra me dije këtë vendim për t’i hapur rrugën ideve të reja”, u shpreh Bierhoff.
Birhof

Ish “bomberi” i famshëm i futbollit gjerman, kampion Evrope në 96, mori postin e drejtuesit në Federatë në 2004 duke kulmuar me triumfin në Botërorin e 2014. Ai sukses i madh, i arritur në atë formë spektakolare u zbeh shumë teksa në dy Botëroret e fundit Gjermania nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, një rekord negativ.

(BalkanWeb)