Biden këshillon adoleshenten: Jo lidhje serioze deri 30 vjeç

Presidenti amerikan Joe Biden bën shpesh herë rolin e “gjyshit”. Së fundmi është filmuar duke i dhënë këshilla një vajze të re. Teksa bënin foto bashkë, ai këshillon adoleshenten për jetën.

“Jo djem seriozë deri sa të jesh 30 vjeç” – i tha Biden.

Ai ishte në Irvine ku foli për politikat dhe planet e administratës së tij për të ulur inflacionin. Pasi u mbyll, ai pozoi për një foto me një adoleshenten dhe nënën e saj në turmë.

Biden i tha vajzës se këtë ua ka thënë edhe vajzave e mbesave të tij. Adoleshentja qesh në mënyrë të sikletshme dhe thotë “OK”. Mamaja e saj e pyet se çfarë tha, ai e përsërit atë. Nëna thotë se do ta ketë parasysh këtë dhe të gjithë qeshin. ©LAPSI.al