Bianca Censori shfaqet lakuriq, dyshime se po manipulohet nga Kanye West

Teprimi i Bianca Cesorit me veshjen arrin kulmin. Siç duket edhe në këtë filmim, 29-vjeçarja australiane u shfaq krejt lakuriq e mbuluar vetëm me një mushama transparente për mbrojtjen nga shiu.

Ajo u shfaq në krah të partnerit Kanie Uest, pasi zbrisnin nga automjeti për të hyrë në një restorant në Los Anxheles. Veshje të çuditshme ekstravagante kishte dhe vetë reperi 46-vjeçar, i cili e kishte mbuluar fytyrën me Lateks.

Bianka Censori ka rënë gjithmonë në sy për veshjen e saj gjithmonë gjysmake, por me rastin më të fundit gjithnjë e në degradim.

Në media po hidhen dyshime se reperi ka arritur ta manipulojë atë psikologjikisht dhe po shfrytëzon imazhin e saj për të tërhequr vëmendje, duke e shndërruar në objekt e duke e çnjerëzuar.

Tv Klan