Beyonce vishet nga stilisti Valdrin Sahiti dhe s’mund të ishim më krenarë për këtë arritje!

Këngëtarja e njohur, ose siç shpesh e quajnë “Diva B”, Beyonce sapo ka lumturuar të gjithë shqiptarët me një postim të vetëm. Fustani i kuq që i vjen pas trupit dhe në fund krijon hapje nga bishti i gjatë është realizuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.

Fotot me fustanin e veshur nga Sahiti kanë marrë më shumë se 1 milionë klikime deri tani ndërkohë që vetë ai është shprehur tejet i emocionuar për këtë arritje. Përveç emocionit ai ka falenderuar edhe Zerina Akers – e cila është dizajnerja dhe përgjegjësja e imazhit për Beyonce. Mesa duket Zerina ka qenë edhe ura lidhëse e stilistit shqiptar për të veshur divën e muzikës.

Beyonce-2

Kujtojmë se më herët stilisti Valdrin Sahiti ka veshur edhe reperen Cardi B, çka bëri që veshja e saj të vlerësohej edhe nga kritikët botërorë.

Beyonce-3

Një bravo e madhe për Valdrin Sahitin, ekpin e tij dhe të gjithë shqiptarët të cilët me vizionin e tyre i kanë tjekaluar kufijtë duke bërë ëndrrat e tyre realitet por edhe duke u bërë ambasadorë shumë të mirë të Shqipërisë. /News31.al