Beyonce vesh të njëjtin fustan si Elvana Gjata, krijuar nga Valdrin Sahiti

Prej vitesh tanimë stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti kujdeset për veshjet e Beyonce në dalje të caktuara të saj.

Siç ka bërë edhe në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi në Miami për turin e saj botëror ‘Renaissance’.

Mirëpo, këtë herë Queen B ka veshur të njëjtin fustan që veshi Elvana Gjata në koncertin e saj në stadiumin “Air Albania” që mbajti pak javë më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata Web (@elvanaweb)

Bëhet fjalë për një fustan të zi me dekoltenë në formë U-je dhe puplat e bardha të hedhura mbi supe, si një shall i madh.

Beyonce zgjodhi vetëm një ndryshim nga Elvana, duke e mbajtur fustanin e saj në formë ‘body’, kurse Elvana e kishte të gjatë deri në fund të këmbëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joel Barrios (@joelbarriosd)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata Web (@elvanaweb)