“Beyonce më ka bërë magji të zezë”, bateristja kërkon mandat mbrojtjeje ndaj këngëtares
Ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj, Kimberly Thompson ka kërkuar një mandat mbrojtjeje nga këngëtarja e famshme. Thompson pretendon se Beyonce i ka bërë magji, madje ka vrarë edhe kotelen e saj. Kimberly ka qenë pjesë e orkestrës së 37-vjeçares për 7 vite, shkruan Panorama Plus. Në një intervistë të dhënë për “The Blast” ajo bëri disa deklarata vërtetë të çuditshme, ku tha se këngëtarja ushtron magjinë e zezë e gjithashtu ka përgjuar celularin e saj për të zbuluar çdo gjë rreth jetës së saj private por edhe për t’i kontrolluar financat. Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyonce nuk ka bërë asnjë koment lidhur me pretendimet e ish-të punësuarës së saj.