“Bespreme”/ Mozzik frymëzohet nga Cllevio dhe i bën diss Loredanës pas zërave për një lidhje të re
Verën e shkuar ata sollën këngën “Rosenkrieg/ Lùfta e trëndafilave”, një projekt që përshkruante më së miri marrëdhënien e Loredanës me Mozzik dhe kjo lùftë vijon ende. Të dy reperët janë shumë të përfolur për lidhjen, ndarjen, ri-bashkimin dhe ri-ndarjen verën e shkuar.
Së fundmi Loredana ka bërë këngë me Noizyn dhe në të njëjtën kohë Mozzik me Taynën e Butrint Imerin dhe në rrjet rivaliteti mes tyre u duk i ashpër, me deklarata e mburrje të anasjellta për numrin e klikimeve. Po ashtu Loredana është përfolur për një lidhje me një reper gjerman dhe Mozzik si duket nuk ka humbur kohë.
Por çfarë ndodhi sot?
Mozzik ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë këngën me titullin “Bespreme” dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga Cllevio apo Loredana, por kënga siç mund ta dëgjoni i dedikohet një vajze.
Në tekst thuhet: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua?/A thu mujm na dy me u përmirësu/As vet s’e di për ça jena idhnu/Kurrë s’u nala tu insistu”.
Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë vërshuar në komente duke bërë tag Loredanën.