“Besojmë se ky ishte vendimi më i mirë”- Në pritje të ëmbël, Eliza Dushku bën vaksinën e dytë kundër Covid-19

Dy muaj më parë, Eliza Dushku zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë duke publikuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se ka bërë vaksinën kundër Covid-19 dy herë për të mbrojtur veten dhe familjen e saj.

Në një postim në Instagram, ajo shkroi:

“Doza e dytë dje me ‘Pfizer-Biotech’ (mARN), deri më tani, shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinat, në 5-6 mujorin e shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark, si dhe vogëlushin tim Bourne!

Të gjithë mjekët e mi, CDC, OBSH, të dhëna hyrëset, dhe më e rëndësishmja, burri im dhe unë, besojmë se ky ishte veprimi më i mirë.

Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth dhe ndihem kaq mirënjohëse për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu. Shumë dashuri për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur.

Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që ne të gjithë dëshirojmë”.

Aktorja dhe partneri i saj, Peter Palandijan, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, kur në jetë erdhi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku.

Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018.