Besojeni ose jo, por kjo veshje e Kendall Jenner mund të jetë trendi i ri i dimrit!

Kendall Jenner mund të na ketë sjellë një trend që në fakt nuk na përshtatet shumë për stinën. Ndërsa shëtiste rrugëve Los Angeles-it, ajo është parë me një pulovër të trashë dhe me geta. Po-po, me geta.

Foton e ka shpërndarë edhe stilisti i famshëm, Dani Michelle, duke e mbishkruar postimin “mirëmëngjes Kendall Jenner”.

Në dorë mbante një çantë të zezë Bottega Veneta “Sardine” (4200 dollarë) dhe taka të zeza të markës, ndërsa në duar mbante një tufë luledielli të mbështjellë me letër. Pamja e saj i ka hutuar fansat, të cilët shpresojnë (ose jo) që ky mos të jetë trendi i radhës.